“Kandidatët të mos na marrin për idiotë, duke premtuar gjëra të pamundura”- Avokati Jordan Daci për “Panorama TV”: Ja kush janë dy proceset e pashmangshme nga zgjedhjet e 14 majit

Apr 19, 2023 | 19:17
SHPËRNDAJE

Avokati dhe juristi i njohur, Jordan Daci në një intervistë për “Panorama TV” renditi dy procese, që sipas tij janë të pashmangshme nga zgjedhjet e 14 majit.

jordan daci

Sipas tij nga këto zgjedhje do të ketë një riorganizim të të gjithë opozitës. Nga ana tjetër një proces rrënimi i mazhorancës aktualë, pas disa mandatesh, që siç shprehet ai do të ringrihet pas disa vitesh.

Një kërkesë Daci kishte edhe për kandidatët për kryetar bashkie, që mos premtojnë gjera të paarritshme.

“Zgjedhjet nuk do sjellin ndonjë risi, ka probleme të rënda kushtetuese, sepse nuk garantohet e drejta e emigranteve, ka probleme me financimin e partive, ka probleme me individët që përzgjidhen që të jenë drejtuesit e ardhshëm të njësive vendore.

Unë shoh pak shpresë për të ndryshuar statusqua-në e vendit nga këto zgjedhje, vetëm se këto zgjedhje mendoj se do sjellin një domosdoshmëri rikonfigurimi në kampin opozitar.

E keqja e një humbje të pritshme në shumicën e vendeve nga ana e opozitës për shumë arsye që janë faktorë objektivë do ketë një të mirë sepse do të ndodhin dy procese të pashmangshme. Riorganizimi të gjithë opozitës dhe një proces të rrënimi i mazhorancës aktualë, pas disa mandatesh për tu ringritur pas disa vitesh përsëri.

Unë shpresoj që disa individë me shumë vlera, ka edhe mes atyre të PS, disa që unë i njoh që kandidojnë për herë të parë në opozitë janë një shpresë. Edhe në radhën e mazhorancës ka ndryshim, që meritojnë respekt. Për mua zgjedhjet vendore janë zgjedhje ku individi ka tepër rëndësi. Këta individë mos na marrin për idiot duke na premtuar gjera të palogjikshme dhe të pamundur siç po dëgjojmë çdo ditë”, tha Daci.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura