“Kanë frikë mos hanë dajak, më janë shuar shpresat”- Big Mama s’gjen dot burrë, i bën kërkesën e pazakontë moderatores: Më gjej ndonjë

Mar 19, 2022 | 14:56
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Big Mama nuk po e gjen dot personin e zemrës, edhe pas eksperiencës në Big Brother ku mendohej se ‘kërkesat do t’i shtoheshin’.

big mama1

Madje ka ndodhur e kundërta. Ajo shprehet se i ka shuar të gjitha shpresat pasi meshkujt nuk i afrohen më sepse “kanë frikë se mos hanë dajak”.

Teksa moderatorja e pyeti për statusin e saj, Big Mama tha se është single ndërsa i kërkoi prezantueses “t’i gjejë ndonjë djalë”.

big mama

“Jam e ndarë, mbeta rrugëve të Tiranës, Prishtinë, Maqedoni, ngela në avion nuk kam kohë për tu lidhur me dikë. Po ma gjete ndonjë s’ka problem, është e vështirë, ma gjej ndonjë ti, vëlla?”, tha ajo duke qeshur, në “Ftesë në 5”.

big-mama-1

“Hiç fare, nuk gjenden”, iu përgjigj moderatorja.

“Menduat se do shtoheshin kërkesat pasi të dilja nga Big Brother, kur del nga aty s’të afrohen më farë. Me rastin tim që panë, frikësohen se do të hanë dajak, edhe rrugës kur më shohin thonë ik se kjo është e vështirë, i kam këputur të gjitha shpresat. Edhe pse dukem, por jam e ëmbël. Secili ka pikën e vet dhe kur vjen dal nga vetja”, përfundoi Big Mama.

big mama, genta ismajli (9)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura