Lajmi se Eli Fara ka qenë e punësuar si Drejtoreshë e Përgjithshme për Ngrohjen Globale në Ministrinë e Mjedisit dhe se udhëtimet e saj në SHBA-BE ishin paguar nga paratë e shtetit, bëri xhiron e rrjetit.
Këngëtarja reagoi ditën e shtunë duke i hedhur poshtë ketë lajme. Ajo publikoi një status të gjatë në llogarinë e saj në Instagram, ku theksonte se nuk ka “firmosur kurrë në asnjë bordero si drejtoreshë” dhe se udhëtimet i ka bërë vetëm për koncerte.
Mbrëmjen e djeshme, Eli publikoi një foto të vetes në Instagram, ku shfaqej në maratonën e “Këngë Moj”.
Mes komenteve të shumta, këngëtaren e ka tërhequr njëri prej tyre, ku një ndjekëse i shkruante: “Mos ta ndjejë për këto barbone e barbona… Ke qenë e punësume, ke marrë rrogën si gjithë të tjerët dhe kush do me hongër m*t, le të hajë. Më fal për shprehjen”.
Ndërkohë, Eli i ka kthyer përgjigje ndjekëses, duke sqaruar edhe një herë se nuk ka qenë e punësuar.
“Nuk kam qenë e punësuar dhe nuk kam marrë asnjë rrogë, këtu është problemi!!! Kanë shkalluar njerëzit!!!”, shkroi këngëtarja.
POSTIMI I PLOTË I KËNGËTARES DY DITË MË PARË
“Zoti më ka bekuar me zërin që më fali, gjithë jetën time ia kam kushtuar artit të këngës! Ndjej neveri të pa fund për njerëzit që abuzojnë me jetën e të tjerëve duke shpifur pafytyrësisht!!!
Ndjej detyrim moral të sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rreme nga disa portale këto ditë! Nuk di të kem mashtruar apo vjedhur askënd kurrë në jetën time! Kam punuar fort dhe jam krenare për rrugën që kam ndjekur për të përballuar çdo gjë me djersën time, jam krenare për edukatën që më kanë dhënë prindërit e mi të mrekullueshëm larg te këqijave, mashtrimeve, vjedhjeve!
Deri tani nuk e kam besuar se në botë ka njerëz kaq të ligj, të paskrupullt dhe abuzivë! Përse i ka sjelle zoti në këtë botë?
Duke shkruar tani po shoh babain tim 88-vjeçar duke shkulur barishtet e këqija në oborr, si mendoni do shpëtoje nga ato? Zoti e bëftë mirë për të gjithë ne!
Nuk kam firmosur kurrë në asnjë bordero si drejtoreshë!!!Nuk di të kem marrë ndonjëherë rrogë si drejtoreshë!!!! Nuk di të kem udhëtuar ndonjëhere si drejtoreshë!!! Kam udhëtuar vetëm për koncerte dhe nuk kam pasur nevojë për shoqërues! Kjo është e vërteta!
Thonë që në ditët më të vështira njeh ata që të duan, por edhe ata që mezi presin të marrin gurin e parë e të të godasin. Për këta të fundit nuk dua të flas më shumë, disa prej tyre do të kenë përballje ligjore. Ndërsa për ata që u shqetësuan njësoj si unë dhe besojnë te e vërteta ime, dua t’i falënderoj pa fund!“.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al