Kanye West u siguria të rrëmbente gjithë vëmendjen në sfilatën Pranverë/Verë 2023 të Burberry gjatë Javës së Modës në Londër të hënën.
Reperi mbante veshur shapka me gisht me çorape të zeza. Gjithashtu kishte veshur një xhaketë të zezë, e cila lidhej në bel me mëngë shtesë.
Ai dukej në humor të mirë ndërsa mbërriti në event, duke u buzëqeshur të pranishmëve në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar.
Reperi amerikan Kanye West u pa në praninë e ish të dashurës supermodele, Irina Shayk. Madje dyshja u përqafuan me njëri-tjetrin në prapaskenat e sfilatës.
Kanye dhe Irina u lidhën për një kohë të shkurtër në qershor, kur shijuan kohën së bashku në Francë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al