“Kapërceu kohën dhe vendin”- Ndarja nga jeta e Kadaresë, Yuri Kim: Vendosi Shqipërinë në hartën letrare. Do të jetë i pavdekshëm!

Jul 1, 2024 | 19:32
SHPËRNDAJE

Shkrimtari i madh, Ismail Kadare mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm (1 korrik), duke i shkaktuar kulturë shqiptar një humbje të madhe, ndoshta më të madhen e historisë së saj.

acccc

Mes personave që kanë reaguar për humbjen e tij është edhe ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Kim shkruan se Kadare do të jetë i pavdekshëm për shkak të pasurisë letrare që la pas, dhe si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj shkruan ajo, ai kapërcen kohën dhe vendin.

Ismail Kadare e vendosi Shqipërinë në hartën letrare, por si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj, ai kapërcen kohën dhe vendin. Është bukur të dish se shumë kohë pasi ai dhe ne të kemi ikur, dikush që nuk ka lindur ende do të marrë një nga librat e tij, ai mund të jetë “Prilli i thyer”?, ndoshta “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”? Ai do të jetë i pavdekshëm”, shkruan ajo.


View this post on Instagram

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura