Kapitenia e Kombëtares sonë të volejbollit nis aventurën e re, Erblira Bici prezantohet tek rivalët e Romës

Jul 4, 2024 | 12:01
SHPËRNDAJE

Kapitenia e Kombëtares sonë të volejbollit, Erblira Bici do të nisë një aventurë të re po në Itali, në Serie A1.

BICI

Në prill ajo njoftoi largimin nga Roma, ndërsa sot është prezantuar tek ekipi Megabox Vallefoglia. Bici ka pozuar me fanellën e re dhe duket mjaft e lumtur për këtë transferim.

Kjo skuadër e mbylli sezonin e shkuar në vendin e 7-të me pikë të barabarta me Romën që u rendit në vendin e 8-të. Rikujtojmë që volejbollistja shijoi disa ditë pushime në Maldive së bashku me partnerin e saj dhe tashmë është gati për sezonin e ri.4 5 7 8


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura