Kapja e autorit të dyshuar për vrasjen e Artan Cukut, ja çfarë thotë Dritan Demiraj për Policinë

Jun 11, 2017 | 13:42
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm teknik i propozuar nga PD si pjesë e marrëveshjes së 18 qershorit Rama-Basha, Dritan Demiraj ka përgëzuar Policinë e Shtetit për arrestimin e te dyshuarit për vrasjen e Komisar Artan Cukut.dritan demiraj

“Ministri ka ndjekur në vijimësi ecurinë e hetimit te kësaj ngjarje të rendë dhe ishte angazhuar pranë familjes se komisarit Cuku (ne vizitën e 29 majit 2017) se Policia e Shtetit ishte e angazhuar maksimalisht për zbardhjen e plote te ngjarjes, kapjen dhe dërgimin para drejtësisë te autoreve”- thuhet në reagimin e ministrisë së Brendshme.

Ne vijim, Ministri Demiraj konfirmon mbështetjen e fuqishme për policinë për rritjen e kontrollit te territorit kundër trafiqeve, dhe pastrimin e radhëve te policisë nga te inkriminuarit dhe personat e përfshire ne trafiqet e drogës gjate viteve te kaluara.

Kujtojmë se 24-vjecari, Mikel Shallari nga Kuçova dhe banues në ‘Qytetin Studenti’ u arrestua nga policia ditën e djeshme, pasi dyshohet se ekzekutor i komisarit Artan Cuku në 8 prill 2017 pranë banesë së tij në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura