Një ditë më parë, moderatorja Roza Lati ka publikuar në “Instagram” një foto të 10-viteve më parë, e cila mori menjëherë vëmendjen e fansave të saj të shumtë.
Fotoja mori me mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku kishte nga ata që i bënin komplimente, por pati fansa që e kritikuan për pamjen e re.
Disa ndjekës të saj nuk ishin dakord që Roza ka bërë kaq shumë ndryshime në fytyrë.
“Ç’është e drejta, ke qenë më e mirë para 10 vitesh. Arsyeja e vetme sepse ke qenë bio, e papërpunuar”, i shkruan njëri prej ndjekësve Rozës. Kjo e fundit e ka lexuar komentin dhe ka vendosur që t’i përgjigjet paksa ashpër.
“I kam bërë buzët që 20 vjeç. Edhe vetullën e kam pasur të punuar. Njeriu rritet. E mos na çani dërrasat ‘çe ke gjithë këtë make up, ç’je bërë kështu’… S’do dal të pi kafe te lagjia me ju. Do dal në ekran. Ekrani ka rregulla! Ka blice dhe drita nivel tjetër nga dritat e rrugëve që dilni ju o milet! Bëni dallimin! Unë punoj në televizion. Make up dhe krehja dhe flokët janë procese të punës. Shnet”, i kthehet Roza e revoltuar.
“Ju s’dini të bëni kritika. Të ishin komente të tilla në profilin tuaj për ju… hahaha.. Flasim pastaj. Komenti im është gjithëpërfshirës për të gjithë ju. Jo personal #ShnetPart2”, ka përfunduar moderatorja.
Ndërsa ditën e sotme, moderatorja e njohur ka postuar sërish një foto të vjetër, kur ajo ka qenë 20 vjeçe.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al