Keisi Medini u eliminua nga Big Brother VIP, Sabiani reagon i revoltuar: E nxorët engjëllin tim, pasi jeta iu bë…

Apr 16, 2023 | 11:07
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë ishte Keisi Medini banorja që la shtëpinë e Big Brother VIP.  Ajo ishte në nominim me Bledi Mane, Luiz Ejllin, Jori Dellin, Elvis Pupën dhe Nita Latifin.

keisi

Menjëherë pas largimit, ka reaguar edhe babai i saj, këngëtari i njohur Sabiani, i cili thotë se largimi i saj u bën pasi jeta në shtëpinë e BBVIP i ishte kthyer në telenovele.

“E nxorët engjëllin tim, pasi jeta ju bë telenovelë, s’besoj se e ka nxjerrë publiku, gjithsesi i lumtur që mu kthye në shtëpi”, shkruan Sabiani në rrjetet sociale.

Sabi

Ndërkohë vetë Keisi pas daljes nga shtëpia tha në studio se ajo nuk e kishte menduar se do të qëndronte kaq gjatë.

“Jam shumë e lumtur për këtë rrugëtim. Dua të falenderoj ndjekësit dhe ju për mundësinë që më dhatë. Sot bëra 67 ditë. Nuk e prisja. Kisha menduar që do qëndroja vetëm 3 javë. I kam menaxhuar mirë situatat dhe i kam vuajtur nga brenda”, u shpreh ajo.

sabiani keisi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura