“Kemi bërë kërkesë për ekstradim, jemi në pritje”- Akuzat e Arben Ahmetajt në dokumentarin e Rai3, çfarë deklaroi Altin Dumani në takimin informal

Jul 8, 2024 | 12:17
SHPËRNDAJE

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, në një takim informal me gazetarët, është shprehur se Prokuroria e Posaçme është në pritje të përgjigjes për kërkesën për ekstradim të ish zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.

Ahmetaj-SPAK-1140x876

Altin Dumani u shpreh se procedura zgjat, ndërsa nuk pranoi të komentojë nëse Ahmetaj ka bërë kërkesë për azil.

“Që ditën që kemi bërë kërkesën për ekstradim jemi në pritje”, tha kreu i SPAK.

Lidhur me akuzat e ish-zyrtarit të PS-së në emisionin investigativ “Reporter” të “Rai3”, Altin Dumani theksoi: “Lidhur me inceneratorët, çështja është nën hetim. Edhe deklaratat e dhëna nga personi në fjalë po vlerësohen. Ka persona të hetuar, të arrestuar, një ndër ta është zoti Ahmetaj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura