“Kemi besim që lojtarët”, Tefik Osmani: Ja pse e luajmë sfidën e sotme në Korçë

Nov 4, 2020 | 13:49
SHPËRNDAJE

Tefik Osmani është drejtori i ri sportiv i Tiranës. Në një lidhje live për emisionin “Gol pas Goli”, nga Korça, Osmani foli për supersfidën e sotme ndaj Kukësit, teksa zbuloi arsyen pse kjo ndeshje do të luhet në Korçë.

osmani

“Ju uroj të gjithëve mbarësi dhe në fund të fillojë ajo që e meriton. Të gjithë i dimë pak a shumë mungesat. Tirana është bazuar te grupi. Kemi besim që lojtarët që do të aktivizohen do të japin maksimumin. Ishte një zgjidhje e momentin, fusha nuk ka qenë gati, jemi munduar ta rregullojmë me mënyrën më të shpejtë. Të gjitha stadiumet që janë afër kryeqytetit janë të zëna. Korça na i dha mundësinë, në rast të kundërt, duhet ta luanim një ditë më mbrapa.

Në momentin që do të ketë problematika do t’i shqyrtoj sipas problematikave. Unë besoj se nuk do të ketë problematika nga klubet”, u shpreh Osmani.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura