Mbrëmjen e së mërkurës nisi nata e parë e gjysmëfinales së festivalit “Kënga Magjike”. Ashtu siç ishte njoftuar edhe më parë, moderatorja Bora Zemani dhe balerina Klaudia Pepa ishin përkrah moderatorit të njohur, Ardit Gjebrea.
Ndërkohë në sy ra veshja e dy prezantuesve, ku Bora dhe Klaudia kishin zgjedhur fustane shumë të ndryshme.
Moderatorja e emisioneve sportive fillimisht u shfaq me një fustan shumë elegant të bardhë me detajet e gurëve dhe teminave, si dhe detajin e të çarës.
Ndërsa nga ana tjetër balerina e famshme Klaudia Pepa zgjodhi një fustan-pantallona ngjyrë blu, me detajin e dantellës.
Edhe fustanet e dytë të prezantuesve ishin po kaq të ndryshëm dhe të bukur sa të parët.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al