Kërcënim për sulm në një nga spitalet e Kosovës, Policia kalon në gjendje gatishmërie

Apr 6, 2021 | 13:15
SHPËRNDAJE

policia-e-ksoves_1539420319-9722594

Policia e Kosovës mori sot njoftim për një kërcënim për sulm dhe ka ndërmarrë të gjitha masat parandaluese në spitalet e vendit.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Sipas tij, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve.

“Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarr masat parandaluese dhe të sigurisë, pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje, përderisa janë ndërmarrë të gjitha masat policore, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve.

Të gjitha veprimet e nevojshme i ndërmerr konform autorizimeve ligjore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të veprimtarive kriminale si dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në vend”, tha ndër të tjera Kelani.

Edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti në një prononcim për Telegrafin tha se pas një informacioni që kanë marr nga Prishtina, se mund të ketë një sulm në një nga qendrat spitalore në Kosovës, në veri i kanë ndërmarr menjëherë masat parandaluese.

“Nuk është precizuar se në cilën qendër spitalore mund të ndodh ndonjë sulm, pasi ky informacion që kemi marr sot vlen për të gjitha qendrat spitalore të Kosovës, e jo veç për veriun. Sigurisht që i kemi ndërmarr masat dhe në qendrat spitalore në veri, pas marrjes së këtij informacioni”, ka thënë Hoti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura