Kërkesë për Ofertë

Feb 5, 2019 | 12:03
SHPËRNDAJE

celim logoKërkesë për Ofertë

Ref. code PAPAF.02/2019

CELIM Shqipëri në partneritet me AKZM (Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura) janë përgjegjëse për implementimin e projektit ACAP Aksioni Komunitar për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me objektivin e projektit për fuqizimin infrastrukturor, menaxhues dhe teknik të Agjencive Rajonale të Zonave të Mbrojtura.

Projekti financohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunimin për Zhvillim AICS (ref.AID – 011521) dhe qëllimi i CELIM OJF përmes kësaj thirrjeje është të nënshkruajë kontratë për blerjen e pajisjeve të mëposhtme:

  • 2 (dy) Desktop Computer (Workstations);
  • 2 (dy) Laser multifunction printers;
  • Essential softëare (Office);
  • 1 (një) Asus Vivobook Pro N705UD-GC104T, ose i ngjashëm;
  • 1 (një) TeckNet PRO (Mouse Wirless), ose i ngjashëm;
  • 1 (një) Plustek A3 OS1180 (Scanner), ose i ngjashëm;
  • 1 (një) ËD Elements Portable (Hardisk 1TB), ose i ngjashëm;
  • 1 (një) Huaëei P20 Lite (Smartphnjë), ose i ngjashëm;
  • 1 (një) Garmin GPS MAP 66S (Portable GPS), ose i ngjashëm,

për AdZM Gjirokastër dhe Berat për fuqizimin e kapaciteteve të tyre operative për implementimin e planit të menaxhimit për Zonën e Mbrojtur.

Të gjitha pajisjetduhet të jenë të papërdorura, të reja, të prodhuara nga kompani të njohura në tregun ndërkombëtar dhe të kenë çertifikatat ISO 9000/9001.

Kompanitë e interesuara duhet të sigurojnë një garanci cilësie minimale 2 vjeçare.

CeLIM do të zbatojë parimet e trajtimit të barabartë dhe jo-diskriminues, në përputhje me parimet e transparencës dhe konkurrencës së ndershme. Të gjithë furnizuesit e kualifikuar, si personat fizikë apo juridikë, vendas ose të huaj, do të kenë të njëjtat mundësi konkurrimi.

Kriter i përzgjedhjes do të jetë oferta me kosto më efektive, që do të thotë raporti më i mirë i cilësisë me çmimin.

Për të marrë Termat e Referencës (në gjuhë angleze), ju lutem dërgoni email në adresat e shënuara [email protected] dhe [email protected] ose vizitoni faqen https://www.celim.it/en/news/

Afati përfundimtar për dërgimin e ofertave (në gjuhë angleze) është 11 Shkurt 2019 ora 17:00.

Ofertat mund të dërgohen me email në adresat e lartpërmendura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura