Kërkohet riluajtja e ndeshjes së Europianit, 350 mijë tifozë nënshkruajnë peticionin

Jul 7, 2024 | 22:48
SHPËRNDAJE

Menjëherë pas ndeshjes mes Spanjës dhe Gjermanisë, tifozët gjermanë nisën një peticion në internet duke kërkuar që ndeshja të riluhet.

PETICION

Ata mendonin se skuadra e tyre duhet të kishte marrë një penallti gjatë kohës shtesë kur gjuajtja e Jamal Musiala goditi dorën e Mark Kukurejas. Gjyqtari Antoni Tajlor e vazhdoi lojën me gjithë protestat e lojtarëve dhe tifozëve gjermanë. 

Një peticion që bën thirrje që ndeshja të riluhet është nënshkruar nga pothuajse 350,000 tifozë në më pak se dy ditë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura