Kërkon më shumë minuta në fushë, portieri i Kombëtares shqiptare huazohet tek klubi gjerman

Jul 5, 2024 | 14:29
SHPËRNDAJE

Portieri i Kombëtares shqiptare, Simon Simoni do të jetë në një ekip tjetër sezonin e ri.

simoni

Drejtuesit e Eintrakt Frankfurtit e kanë huazuar tek një klub tjetër gjerman, Igolstad që është pjesë e ligës së tretë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi.

Ndoshta portieri kuqezi do të ketë më shumë minuta këtë sezon dhe do të luftojë me skuadrën e re që të ngjitet në Bundesligën 2. Vjet ky ekip e mbylli në vendin e 10-të me 54 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura