Televizioni shtetëror kinez ka transmetuar pamjet brenda një klase me nxënës shkolle kur një tërmet i fuqishëm tronditi provincën Sichuan.
Tërmeti ishte me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter. Në pamjet e kamerave të sigurisë shihen nxënësit duke u futur poshtë bankave sapo ndjejnë lëkundjet sizmike.
Tërmeti i parë ishte regjistruar në një thellësi 17 kilometra nën tokë. Disa minuta më vonë një tjetër tërmet i dytë goditi vendin, me magnitudë 4.5.
Katër persona humbën jetën dhe 14 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e lëkundjeve sizmike.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al