Kishte dalë për peshkim në lumin Buna, por i ndodh e papritura

Nov 25, 2017 | 19:58
SHPËRNDAJE

Një 49-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Shkodrës  pasi është kapur duke kryer peshkim të paligjshëm. Ai kishte dal për peshkim në lumin Buna, por aty është gjendur policia e cila nuk e ka lejuar më. Policia në njoftimin e saj njofton se akuza që rëndon mbi të është peshkimi  paligjshëm, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

maxresdefault (2)

Njoftimi  i policisë

Më datë 24.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin I. Q., 49 vjeç, banues në fshatin Trush, sepse në orën 15:50, në fshatin Pulaj, në lumin Buna, u kap duke kryer peshkim të paligjshëm. Neni 204/2 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura