“Kishte planifikuar të vriste 8 veta”- Eksperti i kriminalistikës tregon “skedën” e Dan Hutrës: Dyshohet edhe si vrasës me pagesë! Nuk do ishte arrestuar nëse…

Mar 7, 2023 | 11:56
SHPËRNDAJE

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV tregoi detaje të reja në lidhje me Dan Hutrën, autorin e vrasjes së tre grave. Sipas Karamuços, referuar informacioneve kriminale, ky person dyshohet edhe si vrasës me pagesë. Po ashtu ai u shpreh se Hutra punon për një organizatë transnacionale kriminale.

karamuco1

Karamuço tregoi gjithashtu se autori i masakrës nuk do ishte arrestuar nga policia nëse nuk do kishte shkuar në një dyqan në zonën e Kombinatit për të marrë disa ushqime.

“Ka një skedë shumë të zgjeruar në sistemet tona të informacionit kriminal. E para ky person ka dy tentativa për arratisjen nga burgjet, në njërin prej tyre ka organizuar bashkë me disa të tjerë dhe nga informacionet e policisë ky është pjesëtar i një organizate kriminel që një pjesë ndodhet në burg dhe një pjesë tjetër është jashtë burgut. Tjetër, dyshohet se është vrasës me pagesë dhe është pjesë ose punon për një organizatë transnacionale në Evropë. Këto janë nga sistemet, janë të rezervuar.

Nëse ky do kishte siguruar në makinë ushqim, ujë ky nuk do ishte kapur, nuk do kishte pasur kontakt me dyqanet në Kombinat. Policia me një ore e gjysmë vonesë nga momenti i ngjarjes së dytë dhe të tretë kur ka mbledhur pamjet filmike ka kuptuar se ishte i njëjti person sepse ka parë të njëjtën makinë, sepse deri atëherë mendohej se ngjarjet ishin të ndara.

Ky person nëse nuk do kishte kontaktuar me një dyqan per te blere kroasant nuk do ishte zbuluar vendndodhja e tij, do kishte pritur të ekzekutonte edhe personin e katër, do kishte djegur makinën , do ishte larguar me automjete të transportit publik në drejtim të veriut dhe do ishte hedhur matanë në Kosovë. Ky ishte plani për tu larguar”, u shpreh Karamuco.

Një tjetër detaj që dha Karamuço është fakti që ai kishte planifikuar të vriste 8 persona nëse nuk do të ishte arrestuar.

“Ka pasur një fat të madh policia, sepse kur është arrestuar armën nuk e kishte me vetë, e kishte lënë në makinë, sepse edhe mund të reagonte.

Edhe një element që nuk e kemi thënë, nëse ky do ta planifikonte sulmin natën ku do ishte me e lehtë do kishte gjetur më shumë persona në banesë, edhe meshkuj ata që kërkonte më shumë. Rezulton se nga të gjitha planet që mund të bënte ky person mund të kishte vrarë 8 veta, është e llogaritur të vriste  8 veta dhe frika e vetme ka qenë RENEA”, tha Karamuço.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura