Kjo është dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në botë, shërbimi evropian i klimës: Sapo u thye një rekord i ri

Jul 23, 2024 | 22:40
SHPËRNDAJE

Monitoruesi për motin i Bashkimit Evropian ka deklaruar se 21 korriku ka qenë dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në botë.

dita me e nxhete

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike, Copernicus tha se temperatura mesatare globale e ajrit në sipërfaqe ishte 17.09 gradë Celsius të dielën, që është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Matjet e tyre për temperaturat kanë nisur më 1940.

Njoftimi vjen në kohën kur Evropa dhe Shtetet e Bashkuara po përballen me valë të nxehtësisë dhe zjarre.

“Toka sapo ka përjetuar ditën më të nxehtë të saj”, tha shërbimi monitorues përmes një deklarate.

Rekordi i ri ditor, që u regjistrua, ishte 0.01 gradë Celsius më shumë sesa rekordi paraprak prej 17.08 i regjistruar më 6 korrik 2023.

“Më 21 korrik, C3S regjistroi një rekord të ri të temperaturës mesatare ditore globale”, tha drejtori i shërbimit, Carlo Buontempo përmes një deklarate.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura