KLSH nxjerr zbuluar zv.kryeministren! Vetting: Belinda Balluku i shtoi ‘portofolit’ të saj 50 milionë euro! Pikëpyetjet mbi ligjshmërinë aktit-normativ

Apr 18, 2024 | 23:14
SHPËRNDAJE

EMISIONI VETTING

Më datat 1 dhe 29 dhjetor 2022, me anë të dy akteve normative nr.17 dhe 19, në mënyrë të paprecedentë, në cilësinë e zv.kryeministres,  Belinda Balluku do të miratonte ndryshimet në buxhetin e shtetit për t’i shtuar 5 miliardë lekë ose 50 milionë euro te portofoli i ministrisë që drejtonte vet.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit është konstatuar se miratimi i akteve normative është bërë në tejkalim afati dhe pa analiza të detajuara nga Ministria e Financave, por që përgjegjësitë në këtë rast bien edhe mbi zv. kryeministren Balluku

Aq më tepër, kur këto 50 milionë euro janë transferuar te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për projekte si Rruga e Arbrit dhe Tuneli i Llogarasë, të dyja projekte të kompanisë “Gjoka Konstruksion”.

pagesat pjesore

Por çfarë thotë Kushtetuta për aktet normative?

Sipas neni 101 të Kushtetutës së Shqipërisë “Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme.”

Pra, aktet normative përfshijnë nevoje emergjence si pandemia, kriza energjitike apo fatkeqësitë natyrore. Në prill 2022, Shqipëria hoqi zyrtarisht masat anti-covid, ndërkohë që shtesat te portofoli i Ministrisë së Infrastrukturës për projektet e rrugëve ngrenë pikëpyetje për mënyrën se si po përdoret akti normativ.

Disa nga projektet që janë prekur dhe favorizuar nga këto ndryshime lidhen me kompaninë “Gjoka Konstruksion”, me rastin e tunelit të Llogarasë.

Nga audituesit janë konstatuar të paktën 20 raste me vlerë rreth 2.7 miliardë lekë të regjistrimit dhe pagesave pjesore të faturave, të cilat janë më të vogla se sa vlera e deklaruar.  Sipas KLSH-së, kjo metodë pagesash paraqet vështirësi në identifikimin e vlerës reale të kërkuar dhe këto përbëjnë veprime, të cilat nuk japin siguri për vlerën reale të shpenzimeve apo investimeve të raportuara.

Sipas KLSH: “Këto praktika nuk janë në përputhje me ligjin nr. 9936 datë 26.6.2008 “Mbi zbatimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku njohja e shpenzimit bëhet në çastin e konstatimit dhe pagesa e tij bëhet brenda 30 ditëve.”

Në raport zbulohet se një nga pagesat që është bërë në mënyrë pjesore në kundërshtim me ligjin lidhet me transfertat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Sipas të dhënave të përpunuara nga Open Data Albania, kompania turke “INTEKAR – ASL” ka marrë 15.7 miliardë lekë ose rreth 160 milionë euro pagesa nga Ministria e Infrastrukturës për punimet e tunelit të Llogarasë.

klsh

LEXO EDHE: 

Vetting zbulon prapaskenat/ “Dirigjentja” e tendrave, Belinda Balluku dhe tunelit të Llogarasë! “Rastësisht” supervizimin e fitoi ortaku i Evis Berberit, kreut të ARRSH!

Tuneli i Llogarasë, Vetting zbulon si u diskriminuan kompanitë me eksperiencë! Balluku i “arnoi” disa herë kriteret e tenderit! Eksperti tregon hilet: Korrupsioni bëhet nga lart

Kush fshihet pas turqve që fituan ndërtimin e “Llogarasë”?! Vetting: Balluku shpalli fituese firmën që ofroi 12 milionë euro më shumë! Deputetët e demaskuan

Vetting/ Ndërtimet në shkelje ligjore në tunelin e Llogarasë, ekspertët ngrenë shqetësimin: Studimi? copy-paste! Po punohet në zona të mbajtura! AKM ‘kyç’ gojën

Hetimi i ri nga SPAK/ Si u ‘kamuflua’ mes grekëve firma “NET-GROUP”! Balluku i thuri lavde, por ‘fshehu dorën” për Evis Berberin dhe Valter Begajn

KLSH nxjerr zbuluar zv.kryeministren! Vetting: Belinda Balluku i shtoi ‘portofolit’ të saj 50 milionë euro! Pikëpyetjet mbi ligjshmërinë aktit-normativ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura