Pas deklaratës së Lulzim Bashës se koha e Berishës ka mbaruar, ka reaguar deputeti i PD-së, Edmond Spaho.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Spaho shkruan se PD e Bashës është bërë për të qeshur e për të qarë.
Duke përdorur ironi, Spaho thotë se kur Basha flet në këtë mënyrë për Berishën, ja kalon dhe “Ali Komikut”.
Postimi i Edmond Spahos:
Hajde mos u gajas!!! Ne kohen e luftes se dyte te Gjirit, ne Bagdad ishin dy Ali. I pari ishte Ali Kimiku, emrin e kishte marre nga programi i armeve kimike qe drejtonte. I dyti ishte Ali Komiku. Ai ishte zedhenesi i rregjimit te Sadamit. Emrin ja vune gazetaret nderkombetare sepse sa me shume avanconin trupat e koalicionit drejt Bagdadit, aq me shume dilte Aliu i propogandes dhe njoftonte “fitoret” e trupave te Sadamit. PD e Lulit, ne se ka nje te tille, eshte bere per te qeshur e per te qare. Le kur thote qe koha e Berishes ka mbaruar dhe do prese tubin e oksigjenit qe Berisha i jep Rames!!! Ja kalon edhe Ali Komikut.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al