Endrit Alibej, 34 vjeç, një nga tre personat e ekzekutuar në Elbasan mbrëmjen e sotme, rezulton i arrestuar për trafik ndërkombëtar droge.
Në Dhjetor të vitit 2013, policia italian ka goditur një organizatë droge që drejtohet pikërisht nga Alibej, në bashkëpunim me pesona të tjerë. Asokohe u sekuestrua rreth 2.5 kg kokainë.
Në operacionin e kapjes së anëtarëve të bandës u përfshinë 300 policë të komandës të ASTI-t dhe Val D’Aosta-s.
Trafiku i kokainës kryhej në veri të Italisë, në Asti dhe rezulton se në tërësi shqiptarët trafikuan 31 kilogramë kokainë, në vlerë 10 milionë euro.
Droga vinte nga Holanda dhe hynte në Itali nëpërmjet kufirit të veriut. Më pas lënda narkotike, e llojit kokainë, tregtohej në Asti, Udine, Brescia, Savona, Xhenova, Piza, Parma dhe Milano.
Tregu i kokainës kishte si qendër Holandën por që shpërndahej, nëpërmjet ndërmjetësuesve shqiptarë edhe në Gjermani, Belgjikë dhe në Britaninë e Madhe.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al