“Kombi shqiptar humbi gjeniun e madh të letrave”- Ndarja nga jeta e Ismail Kadare, Meta: Ishte për shqiptarët një dritë shprese në një nga periudhat më të errëta të vendit

Jul 1, 2024 | 11:27
SHPËRNDAJE

 

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit, duke u shprehur se kombi humbi sot gjeniun e madh të letrave.

449682245_1020766362751932_971319861412025357_n

Meta shkruan se Kadare ishte për shqiptarët një dritë shprese në një nga periudhat më të errëta të vendit.

“Kombi shqiptar humbi sot gjeniun e madh të letrave dhe shprehësin më të jashtëzakonshëm të fuqisë së mendimit, kulturës, vlerave dhe forcës tonë krijuese, që si askush tjetër u dha atyre përmasa botërore, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Ismail Kadare ishte për shqiptarët një dritë shprese në një nga periudhat më të errëta të vendit, zëri universal kundër totalitarizmit, një simbol i ndritur i vokacionit tonë europian, që me kryeveprat letrare të lëna trashëgim do t’i jemi mirënjohës përjetë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së dashur Kadare, komunitetit të shkrimtarëve e publicistëve dhe mbarë kombit shqiptar për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme”, shkruan Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura