Komisionerët e dy partive politike konfliktohen/ Vëllezërit nxjerrin armën, kërcënojnë e godasin kundërshtarin. Policia jep detajet

Apr 25, 2021 | 18:37
SHPËRNDAJE

Komisionerë të dy partive politike janë konfliktuar paraditen e sotme dhe ngjarja ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

policia

Policia njofton se tre vëllezër kanë kërcënuar armë zjarri të llojit pistoletë, si dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin A. N., përfaqësues i një subjekti tjetër politik.

Po ashtu njoftohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dëmtuar dhe shkatërruar pronën e kësaj shkolle, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.

Kështu një prej vëllezërve një 62 vjeç, banues në Lekbibaj, është arrestuar për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, ” Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, “Kanosja” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”, ndërsa dy vëllezërit e tij janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë:

Kërcënuan me armë zjarri dhe goditën me sende të forta një shtetas, si dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësit të Policisë, vihet në pranga njëri nga autorët, shpallen në kërkim dy të tjerë (vëllezërit e tij).

Nga Komisioni i Qendrës së Votimit Nr. 0489, e cila ndodhet në shkollën e fshatit Lekbibaj, është kërkuar ndërhyrja e Policisë për një konflikt në ambientet e shkollës.

Pas marrjes së vendimit Nr. 01 datë 25.04.2021, janë afruar shërbimet e Policisë dhe nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Gj. Gj., përfaqësues i një subjekti politik, së bashku me vëllezërit e tij shtetasit Sh. Gj. dhe M. Gj., kanë kërcënuar me armë zjarri të llojit pistoletë, si dhe goditur me sende të forta shtetasin A. N., përfaqësues i një subjekti tjetër politik.

Gjithashtu, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dëmtuar dhe shkatërruar pronën e kësaj shkolle, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi i shtetasit Gj. Gj., 62 vjeç, banues në Lekbibaj, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, ” Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, “Kanosja” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Sh. Gj. dhe M. Gj. dhe po punohet për kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Me vendim të Qendrës së Votimit, Nr. 2, datë 25.04.2021, ora 13:35, Policia është larguar nga QV dhe procesi i votimit vijon normalisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura