Komisioneri Publik kundërshton vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës: KPA të shkarkojë nga detyra Sokol Ngresin

Feb 11, 2021 | 17:22
SHPËRNDAJE

Dy muaj pas konfirmimit në detyrë të gjyqtarit Sokol Ngresi, Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin në Komisionin e Posaçëm të Apelit.

Sokol-Ngresi

Komisioneri thotë se gjyqtari nuk krijon besueshmëri për konfirmimin në detyrë.

Njoftimi: 

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 324, datë 11.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Sokol Ngresi, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm, vlerëson se, referuar gjendjes së provave dhe fakteve të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe në konsideratë të juridiksionit rivlerësues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, subjekti i rivlerësimit, z. Sokol Ngresi nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 324, datë 11.12.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të vendosë shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Sokol Ngresi.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Lexo edhe:

Nga lirimi i të dënuarit me 35 vite burg te skeda e pasurive/ Njihuni me Gjyqtarin e Apelit të Vlorës që “fundosi” pastruesen

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura