Komisioni Hetimor për sterilizimin dhe Check-up në shëndetësi, ja kush janë audituesit e KLSH që do të dëshmojnë (EMRAT)

Jul 1, 2024 | 15:56
SHPËRNDAJE

 

Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi.

 

kkkk

Në mbledhjen e sotme janë thirrur për të dëshmuar auditues të KLSH, për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen.

Dëshmirarët e thirru janë:

  1. Brunilda Zenelaj
  2. Eduard Stafasani
  3. Melina Kabo
  4. Semiram Jakupi
  5. Klarenc Xhaferraj
  6. Bexhet Zeqiri

Sipas PD, këta dëshmitarë dëshmojnë për të dytën herë pasi mazhoranca bojkotoi mbledhjet e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Nga auditimi i zbatimit të kontratave koncesionare, të check up ka rezultuar se edhe në vitin 2022, janë kryer pagesa për shërbim të pakryer për 20 mijë e 172 raste, me një kosto në shumën prej 37 mijë e 198 mijë lekë me TVSH.

Dëshmitarja e parë, audituesja e KLSH Brunilda Zenelaj tha se grupi auditues ka kërkuar trajtimin e shërbimit pa TVSH.

“Situata është e përsëritur dhe është kërkuar të ndryshohen termat e kontratës dhe të kalohet në pagesa vetëm për shërbimin e kryer”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura