Komisioni i Disiplinës pezullon 11 futbollistë dhe 2 zyrtarë

Apr 6, 2017 | 19:46
SHPËRNDAJE

Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot vendimet e tij për ngjarjet e fundjavës në të gjitha kategoritë, duke ndarë masa ndëshkimore thuajse për çdo nivel të futbollit shqiptar. Nga Superiorja e kanë pësuar Shala i Laçit dhe Kaloshi i Korabit, të cilët janë pezulluar për sjelljet josportive në ndeshjet e javës që kaloi.

fshf logo

Vendimet

1.Lojtari i KF “Laçi”, Arbër Shala, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2.Lojtari i KF “Korabi”, Emrush Kaloshi, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy ) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3.Zyrtari i KF “Tërbunit”, Oltion Kernaja, për protesta të vazhdueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4..Lojtari i KF “Elbasani”. Jurgen Dosti , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e ofenduar me fjale fyese, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5.Lojtari i KF “Vorës”, Adnad Balliu për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6..Lojtari i KF “Kukësi B”, Fation Bytyci për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7.Lojtari i KF “Gramozi”, Qemal Rumi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.Lojtari i KF “Delvina”, Andi Gjeci për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9.Lojtari i KF “Skrapari”, Edrian Myftari për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10.Lojtari i KF “Delvina”, Armando Selfo për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11.Lojtari i KF “Delvina” Mario Bilo, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

12.KF “Skrapari” për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të neni 65/3.a të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.

13.KF “Lushnja” U-17 për mos paraqitje në ndeshje me KF “Skënderbeu “ U-17, në bazë të nenit 55 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

14.Zyrtari i KF “Partizani” U-17, Nikolin Çoçlli për protesta të vazhdueshme ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15.KF “Olimpiku” U-17, për përfshirje në lojë të lojtarit Gentjan Noka që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 54 dhe nenit 134 të KDS, dënohet me zbritjen e 3 (tre) pikëve në klasifikim.

16.Lojtari i KF “Olimpiku” U-17. Gentjan Noka, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura