Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Lezhës Elsa Ulliri.
Vendimi u dha të enjten nga trupa gjykuese e KPK me kyesues Roland Ilia, anëtare Pamela Qirko dhe relatore Etleda Çiftja.
Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të marten, komisioni nuk evidentoi probleme, me pasurinë, pastërtinë e figures dhe profesionalizimin e Elsa Ullirit.
Elsa Ulliri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe prej asaj kohe ushtron funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al