Koncesioni i sterilizimit, kryetari i Nismës Thurje: Qëllimi jonë është të pengojmë abuzimet me fondet për shëndetësinë. SPAK deri tani na ka dhënë të drejtë

Jul 8, 2024 | 11:41
SHPËRNDAJE

Komisioni Hetimor për Shërbime Publike të Sterilizimit dhe Check-UP NË shëndetësi është mbledhur ditën e sotme (8 korrik) ku janë thirrur për të dëshmuar, kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani dhe Panajot Soko, ekspert ekonomie, pjesë e Nismës Thurje.

Shabani

Në dëshminë e tij, Shabani tha fillimisht se qëllimi  kryesor është të zbardhet se cfarë ka ndodhur me fondet në shëndetësi dhe si mund të pengohet abuzimi i tyre.

Ai shtoi qëllimi se pse u denoncua kontrata e Sterilizimit në SPAK ishte për të vërtetuar nëse vërtet kishim të bënim me abuzim apo kjo skemë ishte e drejtë.

Deri më tani SPAK më ndëshkimet ndaj atyre që kanë abuzuar na ka dhënë të drejtë” tha Shabani.

Endri Shabani: Jemi bashkë për ta zbardhur se cfarë kanë ndodhur dhe si mund të pengojmë abuzimet që bëhen me fondet që shkojnë për shëndetësinë.

Në dhjetor të 2019, Nisma Thurje ju drejtua SPAK  për të hetuar kontratën për Sterilizimin. Në atë kohë sapo kishte filluar pandemia, e cila ende nuk kishte ardhur te ne, por ishte një shqetësim i madh nëse janë spitalet tona për të përgatitur këtë sfidë.

Arsye e dytë se pse ne iu drejtuam SPAK ishte fakti se sapo ishte mbyllur hetimi nga prokuroria  e mëparshme për një ceshtje që në besonim se kishte abuzim. Kishim besim së SPAK do të sillte një sjellje të re përballë abuzimet me fondet, por mbi të gjitha do të donim të ndërprisnim këtë abuzim.

Argumentet kryesore që ne patëm në atë kohë, kishin të bënim me skemën e privatizimin të shërbimeve publike. Ishte një skemë që i jepte për 10 vite një privati pa një konkurrim publik.

Argumenti që jepej në atë ishte se privati ishte me eficent. Ne kishim parë deri në 2019 që megjithëse me informacion që raportohej koncesioneri do të harxhonte 12 milion euro, ne po harxhonim 17 milion euro.

Argumenti tjetër kishte të bënte me ekspertizën dhe thuhej që privati ishte me i specializuar, ndërkohë që ne shikonim se ata koncesionar që ishin me ekspert se shteti, ishin rrobaqepës.

Për ne ishte simbolike që ta godisnim këtë aferë në SPAK për të parë nëse vërtet kishin të bënim me abuzim apo me skemë të drejtë.

SPAK deri më tani na ka dhënë të drejtë, duke sjellë ndëshkimin e  atyre që kanë abuzuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura