Kontrolli i banesës dhe sekuestrimi i pajisjeve/ OKB kërkon pezullimin e veprimeve nga SPAK ndaj gazetarit Elton Qyno

Jan 18, 2024 | 13:53
SHPËRNDAJE

Kominiteti i të Drejtave të Njeriut në OKB, mësohet se ka kërkuar nga Shqipëria pezullimin e menjëhershëm të veprimeve të aksesit dhe përpunimit të materialeve të sekuestruara nga SPAK, prej gazetarit Elton Qyno.

okbbb

Çështja është adresuar nga avokatët e Res Publica, me mbështetjen nga National Edowment for Democracy .

Avokatët e Res Publica shprehen se janë nisur nga rëndësia e rastit dhe dëmin e pariparueshëm që mund t’i vinte jo vetëm gazearit Qyno, por edhe të gjithë gazetarëve në Shqipëri.

Reagimi i OKB bën të mundur që SPAK të ndalojë derisa çështja të shqyrtohet nga vetë OKB, e një kopje e këtij vendimi i është vënë në dispozicion edhe Gjykatës së Lartë, e cila ka marrë në shqyrtim rekursin e gazetarit.

Kujtojmë se SPAK shpërfilli vendimin e Gjykatës së Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë dhe ndërhyri në mënyrë brutale në trajtimin e burimeve konfidenciale dhe sekuestrimin e mjeteve të punës të gazetarit Elton Qyno. Pasi gazetari ishte duke hetuar një çështje që përkonte me dosjet e SPAK dhe nisi të publikonte të dhëna mbi këtë, me kërkesën e SPAK gjykata mori vendimin që gazetarit t’i bëhej kontroll fizik, kontroll banese dhe t’i sekuestroheshin të dhënat kompjuterike në shtëpi dhe në punë.

Avokatët e qendrës Res Publica, falë mbështetjes nga National Endoëment for Democracy, e adresuan çështjen me urgjencë te Komiteti për të Drejtat e Njeriut në OKB, si gjykata ndërkombëtare më e madhe në rang global. OKB reagoi shpejt dhe pozitivisht duke bërë të mundur që tashmë SPAK të mos nxjerrë e të përpunojë materialet e sekuestruara derisa çështja të shqyrtohet nga vetë OKB.

Një kopje e këtij vendimi tashmë i është komunikuar shtetit shqiptar dhe avokatët e z. Qyno do t‘ia vënë në dispozicion edhe Gjykatës së Lartë, e cila ka në shqyrtim rastin e gazetarit.

Ky është një reagim i paprecedent i OKB-së në nivel ndërkombëtar, gjë që tregon nivelin e alarmit të ngritur për këtë shkelje kaq flagrante të të drejtave të gazetarit Qyno por edhe të gazetarisë në përgjithësi.

Avokatët e qendrës “Res Publica” kanë shpresë që Gjykata e Lartë dhe Komiteti për të Drejtat e Njeriut të OKB do t‘i japin një zgjidhje përfundimtare dhe pozitive rastit, si dhe paralajmërojnë një sërë masash që do të merren gjatë ditëve në vijim ndaj gjyqtareve që legjitimuan veprimet e SPAK në shkelje të konventave ndërkombëtare, Kushtetutës dhe ligjeve të Shqipërisë”, thuhet në reagimin e “Res Publica”.

1111

2222

uiiiii

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura