“Korrupsioni është kthyer në një kulturë pune”- Opozita kërkoi raportimin e kreut të KLSH në Kuvend, Tabaku: Planet e qeverisë janë ta mbyllin! Duan ta kthejnë në një gjykatë…

Jul 25, 2024 | 16:12
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend, ka theksuar dhe njëherë rëndësinë raportimin nga Kontrollit i Lartë të Shtetit në Parlament, duke u shprehur se raportet e tyre japin një situatë që korrupsioni është kthyer në një kulturë pune në administratë.

“Raportet e KLSH japin një situatë që korrupsioni është kthyer në një kulturë pune në administratë, përpiqen që të sulmojnë institucionin e të mos merren me punën e tyre”, tha deputetja.

Ajo u shpreh se planet e qeverisë sipas saj, janë për ta mbyllur KLSH-në, të ndryshojnë ligjin dhe për ta kthyer atë në një gjykatë auditi.

Ndër të tjera, deputetja e PD tha se ka qenë fatkeqësi që raportimi është kthyer në këtë nivel, sulmi është kthyer në këtë nivel, dhe sot Parlamenti ka reduktuar fuqinë e tij dhe është sot një mashë e maxhorancës.

Tabaku u ndal dhe te Raporti i Komisionit të Prokurimit Publik, për të cilin tha se sot kemi një ekonomi të komanduar e një grusht kompanish që marrin tendera.

“Çfarë bënë institucioni i Prokurimit publik, çfarë masash ka marrë? E dëgjova drejtuesin e institucionit dhe ai ishte komplet një realitet tjetër paralel. Sot korrupsioni është kthyer në një kulturë pune, sot ndryshohen dhe përcaktohen kriteret e tenderave nga administrata, sot përcaktohet kontrata koncesionare nga ata që përfitojnë tendera. Ku është roli i Prokurimit publik këtu?”, u shpreh Tabaku.

Tabaku: Është fatkeqësi që për herë të parë raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk diskutohet në Parlament para mbylljes së këtij sesioni. Është fatkeqësi që qeveria që ndodhet në një pozitë ku raportet e KLSH japin një situatë që korrupsioni është kthyer në një kulturë pune në administratë, përpiqen që të sulmojnë institucionin e të mos merren me punën e tyre.

Planet e qeverisë janë për ta mbyllur KLSH-në, të ndryshojnë ligjin dhe për ta kthyer atë në një gjykatë auditi. Çfarë duhet më që qeveria të vazhdojë dhe të sulmoje çdo institucion të pavarur vetëm se nuk i përgjigjet këtyre. Ka qenë fatkeqësi që raportimi është kthyer në këtë nivel, sulmi është kthyer në këtë nivel dhe sot Parlamenti ka reduktuar fuqinë  tij dhe është sot një mashë e maxhorancës, dhe reflektohet në çdo nivel dhe në atë që në po diskutojmë sot, që është korrupsioni.  

Raporti i Komisionit të Prokurimit Publik, duket të kishte qenë një raport që nuk duhet të ishte lexuar ndryshe nga të gjitha anët. Tre janë shifra që duhet të përmend, 1.1 miliard euro prokurime publike, që janë më të larta në Ballkanin Perëndimor. I dyti, 85% e prokurimeve janë me fondin limit, i treti 90% e prokurimeve janë me një ofertues, atëherë çfarë gare ka këtu? Sot kemi një ekonomi të komanduar, një grusht kompanish që marrin tendera.

Çfarë bënë institucioni i Prokurimit publik, çfarë masash ka marrë? E dëgjova drejtuesin e institucionit dhe ai ishte komplet një realitet tjetër paralel. Sot korrupsioni është kthyer në një kulturë pune, sot ndryshohen dhe përcaktohen kriteret e tenderave nga administrata, sot përcaktohet kontrata koncesionare nga ata që përfitojnë tendera. Ku është roli i Prokurimit publik këtu? Në cilën situatë ndodhet situata e prokurimeve publike sot ku Prokurimet Publike nuk referojnë për rastet e korrupsionit, janë hapësira për pastrimin e parave, janë sektori më i korruptuar, për çfarë na duhen institucionet e pavarura kur nuk bëjnë punën e tyre? Kur janë në një linjë me qeverinë bëjnë, kur janë në linjë të kundër duhet të sulmojmë dhe punën e tij ta prishim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura