Kozma Dushi: Si ndërhyri Nexhmija dhe më hoqën vendin e parë në 1987-n

Dec 27, 2015 | 21:45
SHPËRNDAJE

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur Kozma Dushi merr pjesë si konkurent edhe këtë vit në Festivalin e 54 të Këngës në RTSH me këngën e titulluar “Një kafe”. Ai ka siguruar edhe natën finale të këtij festivali. Por në debutimin e tij në natën e parë të festivalit, Kozma Dushi ka rrëfyer një histori të vërtetë për vitet 1987, kur atij i rrëmbyen fitoren e çmimit të parë, vetëm për shkak të ndërhyrjes së zonjës së parë të vendit në atë kohë, Nexhmije Hoxha.

Pandi Laço: Kozmai për aq vjet sa i ka dhënë festivalit e meriton një duartrokitje pavarësisht se jemi në një garë, por dua të pyes për dicka, ka një gojëdhanë se në vitin 1987 ti ke kënduar këngën “Lot me ty o djalë se ta di merakun”, po me kompozitorin Vladimir Kotani. Thuhet se në atë festival ka qenë Kozmai fituesi i çmimit të parë por momentin e fundit ka ndërhyrë Nexhmije Hoxha, zonja e parë dhe është kthyer cmimi…është e vërtetë?

kozmai i vjeter

Kozmai pohon me kokë dhe Pandi thotë: Është e vërtetë!

Kozma Dushi: Është bërë një kthesë. Motrat libohocva vendin e parë vendin e dytë Kozma Dushi dhe vendin e tretë “Alo alo” Luan Zhegu, është e vërtetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura