Merr fund karriera në drejtësi e ish-drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Kaloi fazën e parë të vettingut, ‘ngec’ në KPA

Sep 25, 2020 | 10:17
SHPËRNDAJE

KPA ka shkarkuar nga detyra ish-drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prelën.

Donika-Prela-3-675x450

Prokurorja Donika Prela kaloi fazën e parë të vettingut në KPK, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, çka solli edhe shkarkimin nga KPA.

Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPA me arsyetimin se Prela “nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë”.

Sipas apelimit të Komisionerit Publik, Prela nuk arrin nivel të besueshëm kryesisht në kriterin e pasurisë, duke kwrkuar që shqyrtimi në shkallën e dytë të vetingut të bëhet për të tre kriteret e rivlerësimit.

Donika Prela u konfirmua unanimisht në detyrë më 5 shkurt nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici.

Por Komisioneri Publik konteston justifikimin e KPK-së për të ardhurat e pataksuara të bashkëshortit të prokurores Prela, duke sjellë në vëmendje precedentët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që për të njëjtin problem, u kushtuan karrierën disa kolegëve të saj.

Njoftimi i plotë:

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 18.09.2020, ora 09:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 21/2019, datë 24.04.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Donika Prela.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore palët paraqitën konkluzionet përfundimtare. Komisioneri Publik deklaroi se i qëndron ankimit, pasi sipas tij, provat e reja të sjella nga subjekti i rivlerësimit nuk arritën të provojnë të kundërtën e shkaqeve të ankimit.

Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Donika Prela.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit paraqiti kundërshtimet për secilin prej shkaqeve të ankimit, duke i konsideruar ato, të pabazuara në ligj dhe në prova. Subjekti i rivlerësimit, znj. Prela, i kërkoi Kolegjit mosmarrjen në konsideratë të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 25.09.2020, ora 10.00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura