KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit/ Vangjel Dule: Cilindo kandidat të zgjedhë opozita do të fitojë! S’ka qytetar në Himarë që voton përfaqësuesit e Ramës

Jul 5, 2024 | 11:57
SHPËRNDAJE

 

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, pasi KQZ mori vendimin për t’i hequr mandatin kryetarit të zgjedhur të Himarës, është shprehur se cilindo kandidat të zgjedhë opozita në zgjedhjet e reja do të fitojë.

Fredi beleri vangjel dule8

Vangjel Dule u shpreh se nuk ka qytetar në Himarë që voton përfaqësuesit e Ramës.

Vangjel Dule: Ju them me siguri që cilido nga qytetarët e regjistruar si zgjedhës në Bashkinë Himarë që do të zgjedhë PBDNJ dhe koalicioni opozitar për të kandiduar do të jetë fitues ndaj çdo kandidati dhe vetë zotit Rama..

Sepse kemi dy qëllime të qarta grabitjen e pronës dhe mbrojtjen e pronës. Nuk ka socialist, komunist qytetar të ndershëm që të votojë më në Himarë përfaqësuesit e Ramës. Njëri grabiti 11 mijë m2 tokë, tjetri rezulton 14 mijë metër katror. A i kuptoni përmasat, sa janë dimensionet e kësaj grabitje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura