Ditën e nesërme (4 korrik), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë vlefshmërinë e madatit të kryetarit të Zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i cili prej 12 majit të vitit 2023 ndodhet në burg, pasi akuzohet për blerje votash.
Në projektvendimin e KQZ-së thuhet se “Beleri i zgjedhur Kryetar i Bashkisë Himarë nuk mund të ushtrojë këtë detyrë për shkak të ndalimit që vjen nga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar Belerin me 2 vite burg, për akuzat e korrupsionit zgjedhor.
Projektvendimi
RELACION
PËR
VENDIMIN
PËR
SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË SË MANDATIT TË KRYETARIT TË BASHKISË HIMARË, QARKU VLORË, Z. DHIONISIOS (ALFRED) PETRO BELERI,
PROPOZUAR NGA SUBJEKTI ZGJEDHOR KOALICIONI “BASHKË FITOJMË”,
PËR ZGJEDHJET PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE TË DATËS 14 MAJ
2023
Referuar neneve 19, pikat 1, shkronja “n” e 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ushtron në emër të KQZ-së kompetencat që i ngarkohen asaj me ligje të veçanta, si dhe çdo kompetencë që ky ligj nuk ia njeh shprehimisht Rregullatorit ose KAS-it.
Në zbatim të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organi kompetent për administrimin, verifikimin, zbatimin e ndalimeve për zgjedhjen dhe emërimin për funksionet publike si dhe përpunimin për formularin e vetëdeklarimit për disa subjekte ndër të cilat është edhe “Kryetari i Bashkisë”.
z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, është propozuar nga subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë Fitojmë”, si kandidat për Kryetar i Bashkisë Himarë për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
Për këtë kandidat në datën 31.03.2023, pranë KQZ është depozituar formulari e vetëdeklarimit i cili është regjistruar me nr. unik. VL-BF-13387 unik. KQZ-ja bëri verifikimin “prima facie” dhe, pasi konstatoi se kandidati nuk është në kushtet e ndalimit, ndërmori hapat e mëposhtëm:
1. Nëpërmjet komunikimit në rrugë elektronike, i kërkoi informacion zyrës së gjendjes civile, e cila nga ana e saj informon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se subjekti vetëdeklarues z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, rezulton të ketë ndryshuar emrin nga
“Alfred” në “Dhionisios”.
2. Nëpërmjet komunikimit në rrugë elektronike i kërkoi informacion zyrës së gjendjes gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila nga ana e saj informon
Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se subjekti vetëdeklarues z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, rezulton i rehabilituar.
Pasi është konstatuar që kandidati nuk është në kushtet e ndalimit për të kandiduar, janë verifikuar të dhëna të tjera në formularin e vetëdeklarimit të z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, ku rezultoi se ka deklaruar:
- Në rubrikën I. “TË DHËNA PERSONALE”, PIKA B, “Gjeneralitete të mëparshme” të Formularit të Vetëdeklarimit, subjekti vetëdeklarues ka deklaruar se ka bërë ndryshim tek gjeneralitetet e tij. Ka ndryshuar emrin nga “Alfred” në “Dhionisios”.
- Në rubrikën III. “TË DHËNA MBI GJENDJEN GJYQËSORE TË PERSONIT”, të Formularit të Vetëdeklarimit, pyetjes 1 “A jeni dënuar ndonjë here me vendim gjyqësor të formës së prerë”, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’, Është dënuar nga Gjykata e Apelit, Athinë, me vendim gjyqësor të formës së prerë, me Nr.752 në vitin 1999, me 18 muaj burgim me 3 vjet kusht, për kryerjen e veprës penale, dijeni (Bashkëpunim) për veprën penale të mbajtjes së armëve pa leje, nga personi i tretë. (Nenet të legjislacionit grek 1244/1972, 2168/1993, 1780/1988, 652/1977). Për të cilën deklaron se nuk ka kryer asnjë ditë burg.
- Pyetjes 3 “A keni qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoriteti i huaj, për kryerjen e një vepre penale?”, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’, Dijeni (Bashkëpunim) në mbajtje arme pa leje nga personi i tretë, nga Prokuroria, Athinë me 18 muaj burg me 3 vjet kusht, për periudhën 1995-1996.
- Pyetjes 4 “A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e një vepre penale?”, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’. 1 vit paraburgim, për periudhen 24.03.1995 – 24.03.1996 nga Prokuroria Athinë. (HETIME), 1 ditë ndalim për verifikim dokumentacioni, në datën 13.04.1999, nga Policia Kufitare, Aeroporti Athinë.
- Pyetjes 5 “A është caktuar ndaj jush ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale, në fuqi ose jo?”, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’. Paraburgim për periudhën 24.03.1995 deri më 24.03.1996 nga të cilat 3 muaj të kryera në Janinë për shkak se ështe bërë ndalimi, për vepren penale, dijeni (Bashkëpunim) në mbajtje arme pa leje nga personi i tretë, nga Gjykata e Apelit, Athinë. (Nenet të legjislacionit grek 1244/1972, 2168/1993, 1780/1988, 652/1977)
- Pyetjes 8 “A keni jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për më shumë se 1 muaj, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “Po” duke deklaruar, se Ka jetuar në Greqi, Zakinthos për arsye emigracioni në periudhën 1990-1993, në Qipro në periudhën janar 1994 korrik 1994, 1994-2014 në Greqi.
Nga konstatimet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shkresën nr. 4099 prot., datë 24.04.2023, vendosi t’ia kalojë rastin për verifikim të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme, si institucioni kompetent që kryen verifikimin e plotë të deklarimeve të bëra.
Në përfundim të procesit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 611, datë 25.05.2023, i ka dhënë mandatin z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, si Kryetar i Bashkisë Himarë.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është paraqitur kërkesa me nr. 1719 prot., datë 26.06.2023 nga z. Eugen Likaj nëpërmjet të cilës kërkohet konstatimi i përfundimit të parakohshëm të mandatit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, propozuar nga subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, për shkak të dënimit penal të tij me 2 vite burgim nga Gjykata e Posacme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shkresën nr. 1736 prot., datë 27.06.2023 i ka kërkuar informacion/dokumentacion Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nëse është marrë ndonjë vendim penal në ngarkim të shtetasit z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri.
Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shkresën nr.1785 prot, 1.07.2024 i ka kërkuar informacion zyrës së gjendjes gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me shkresën nr.933/1 prot, datë 1.07.2024, ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shkurtimin e vendimit penal nr. 26, datë 25.06.2024, dhënë në ngarkim të z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri.
Sipas këtij vendimi të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është vendosur lënia në fuqi e vendimit nr. 14, datë 05.03.2024 e Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sipas së cilës është vendosur: “Deklarimi fajtor i të pandehurve Pandeli Kokaveshi dhe Dhionisios (Alfred) Beleri, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
Në nenin 2 pika 1 shkronja “b” e ligjit 138/2015 “ Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, përcaktohet se vepra penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i K.Penal hyn në kategorinë e veprave penale, për kryerjen e të cilave persona të caktuar nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie, etj.
Në nenin 10, pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 138/2015, përcaktohet se KQZ brenda kompetencave të veta, “…shpall pavlefshmërinë e mandatit kur kushtet e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë verifikohen pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe para fillimit të ushtrimit të mandatit nga personi i shpallur i zgjedhur në kundërshtim me këtë nen, si dhe shpall mandatin, në përputhje me Kodin Zgjedhor…”.
Në këto rrethana vlerësohet se z. Beleri i zgjedhur Kryetar i Bashkisë Himarë nuk mund të ushtrojë këtë detyrë për shkak të ndalimit që vjen nga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Pavlina DOCAJ- Shef sektori, Subjekteve Zgjedhore dhe Dekriminalizimit
Jona JOSIFI- Drejtoria e Subjekteve Zgjedhore, Mbikëqyrjes Financimit dhe
Monitorimit
Madalena KOJA- Drejtoria e Ligjshmërisë
Majlinda ÇELMETA- Sekretar i Përgjithshëm (Në mungesë dhe me urdhër)
VENDIM
PËR SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË SË MANDATIT TË KRYETARIT TË BASHKISË HIMARË, Z. DHIONISIOS (ALFRED) PETRO BELERI, PROPOZUAR NGA SUBJEKTI ZGJEDHOR KOALICIONI “BASHKË FITOJMË”, PËR ZGJEDHJET PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE TË DATËS 14 MAJ 2023
Sot në datën 2024, unë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në seancë publike shqyrtova çështjen me:
Objekt: Shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, propozuar nga subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
Palë të interesuara: Z. Eugen Likaj, Tiranë
- Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, kryetar i Bashkisë Himarë, qarku
Vlorë, i propozuar nga subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.
Baza ligjore: Nenet 19, pikat 1, shkronja “n”, e 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008,
“Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 90 dhe 95 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, nenin 2, pika 1, shkronja “b”, nenin 4, pika 2 dhe nenin 10, pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose usht Në përfundim të shqyrtimit administrativ,
VËREJ:
Në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organi kompetent për administrimin, verifikimin, zbatimin e ndalimeve për zgjedhjen dhe emërimin për funksionet publike, si dhe përpunimin për formularin e vetëdeklarimit për disa subjekte ndër të cilat është edhe Kryetari i Bashkisë.
- Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, është propozuar nga subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë Fitojmë”, si kandidat për Kryetar i Bashkisë Himarë për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
Për këtë kandidat në datën 31.03.2023, pranë KQZ është depozituar formulari e vetëdeklarimit i cili është regjistruar me nr. unik. VL-BF-13387 unik. KQZ-ja bëri verifikimin “prima facie” dhe, pasi konstatoi se kandidati nuk është në kushtet e ndalimit, ndërmori hapat e mëposhtëm:
- Nëpërmjet komunikimit në rrugë elektronike, i kërkoi informacion zyrës së gjendjes civile, e cila nga ana e saj informon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se subjekti vetëdeklarues z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, rezulton të ketë ndryshuar emrin nga “Alfred” në “Dhionisios”.
- Nëpërmjet komunikimit në rrugë elektronike i kërkoi informacion zyrës së gjendjes gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila nga ana e saj informon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se subjekti vetëdeklarues z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, rezulton i rehabilituar.
Në përfundim të procesit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 611, datë 25.05.2023, i ka dhënë mandatin z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, si Kryetar i Bashkisë Himarë.
Pasi është konstatuar që kandidati nuk është në kushtet e ndalimit për të kandiduar, janë verifikuar të dhëna të tjera në formularin e vetëdeklarimit të z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, ku rezultoi se ka deklaruar: rojnë funksione publike”
- Në rubrikën I. “TË DHËNA PERSONALE”, PIKA B, “Gjeneralitete të mëparshme” të Formularit të Vetëdeklarimit, subjekti vetëdeklarues ka deklaruar se ka bërë ndryshim tek gjeneralitetet e tij. Ka ndryshuar emrin nga “Alfred” në “Dhionisios”.
- Në rubrikën III. “TË DHËNA MBI GJENDJEN GJYQËSORE TË PERSONIT”, të Formularit të Vetëdeklarimit, pyetjes 1 “A jeni dënuar ndonjë here me vendim gjyqësor të formës së prerë”, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’, Është dënuar nga Gjykata e Apelit, Athinë, me vendim gjyqësor të formës së prerë, me Nr.752 në vitin 1999, me 18 muaj burgim me 3 vjet kusht, për kryerjen e veprës penale, dijeni (Bashkëpunim) për veprën penale të mbajtjes së armëve pa leje, nga personi i tretë. (Nenet të legjislacionit grek 1244/1972, 2168/1993, 1780/1988, 652/1977). Për të cilën deklaron se nuk ka kryer asnjë ditë burg.
- Pyetjes 3 “A keni qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoriteti i huaj, për kryerjen e një vepre penale?”, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’, Dijeni (Bashkëpunim) në mbajtje arme pa leje nga personi i tretë, nga Prokuroria, Athinë me 18 muaj burg me 3 vjet kusht, për periudhën 1995-1996.
- Pyetjes 4 “A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e një vepre penale?”, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’. 1 vit paraburgim, për periudhen 24.03.1995 – 24.03.1996 nga Prokuroria Athinë. (HETIME), 1 ditë ndalim për verifikim dokumentacioni, në datën 13.04.1999, nga Policia Kufitare, Aeroporti Athinë.
- Pyetjes 5 “A është caktuar ndaj jush ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale, në fuqi ose jo?”, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’. Paraburgim për periudhën 24.03.1995 deri më 24.03.1996 nga të cilat 3 muaj të kryera në Janinë për shkak se ështe bërë ndalimi, për vepren penale, dijeni (Bashkëpunim) në mbajtje arme pa leje nga personi i tretë, nga Gjykata e Apelit, Athinë. (Nenet të legjislacionit grek 1244/1972, 2168/1993, 1780/1988, 652/1977)
- Pyetjes 8 “A keni jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për më shumë se 1 muaj, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “Po” duke deklaruar, se Ka jetuar në Greqi, Zakinthos për arsye emigracioni në periudhën 1990-1993, në Qipro në periudhën janar 1994 korrik 1994, 1994-2014 në Greqi.
Nga konstatimet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shkresën nr. 4099 prot., datë 24.04.2023, vendosi t’ia kalojë rastin për verifikim të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme, si institucioni kompetent që kryen verifikimin e plotë të deklarimeve të bëra.
Në përfundim të procesit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 611, datë 25.05.2023, i ka dhënë mandatin z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, si Kryetar i Bashkisë Himarë.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është paraqitur kërkesa me nr. 1719 prot., datë 26.06.2023 nga z. Eugen Likaj nëpërmjet të cilës kërkohet konstatimi i përfundimit të parakohshëm të mandatit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, propozuar nga subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, për shkak të dënimit penal të tij me 2 vite burgim nga Gjykata e Posacme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shkresën nr. 1736 prot., datë 27.06.2023 i ka kërkuar informacion/dokumentacion Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nëse është marrë ndonjë vendim penal në ngarkim të shtetasit z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri.
Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shkresën nr.1785 prot, 1.07.2024 i ka kërkuar informacion zyrës së gjendjes gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me shkresën nr.933/1 prot, datë 1.07.2024, ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shkurtimin e vendimit penal nr. 26, datë 25.06.2024, dhënë në ngarkim të z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri.
Sipas këtij vendimi të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është vendosur lënia në fuqi e vendimit nr. 14, datë 05.03.2024 e Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sipas së cilës është vendosur: “Deklarimi fajtor i të pandehurve Pandeli Kokaveshi dhe Dhionisios (Alfred) Beleri, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
Në nenin 2 pika 1 shkronja “b” e ligjit 138/2015 “ Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, përcaktohet se vepra penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i K.Penal hyn në kategorinë e veprave penale, për kryerjen e të cilave persona të caktuar nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie, etj.
Në nenin 10, pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 138/2015, përcaktohet se KQZ brenda kompetencave të veta, “…shpall pavlefshmërinë e mandatit kur kushtet e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë verifikohen pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe para fillimit të ushtrimit të mandatit nga personi i shpallur i zgjedhur në kundërshtim me këtë nen, si dhe shpall mandatin, në përputhje me Kodin Zgjedhor…”.
Në këto rrethana vlerësohet se z. Beleri i zgjedhur Kryetar i Bashkisë Himarë nuk mund të ushtrojë këtë detyrë për shkak të ndalimit që vjen nga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
PËR KËTO ARSYE:
Bazuar në nenet 19, pikat 1, shkronja “n”, e 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi
Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 90 dhe 95 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, nenin 2, pika 1, shkronja “b”, nenin 4, pika 2 dhe nenin 10, pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”
V E N D O S:
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve
Ilirjan CELIBASHI
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al