Kreshnik Spahiu: Një grupim njerëzish po përpiqen të prishin zgjedhjet e 21 qershorit

Mar 31, 2015 | 23:40
SHPËRNDAJE

Kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka deklaruar sot në emisionin Natë me Xhaxhiun në “News 24” se është krijuar një grup personash që po tentojnë të prishin zgjedhjet e 21 qershorit.

Kreshnik Spahiu

“….ka një grupim shumë të madh të njerëzve që po bëjnë disa lëvizje, që po tentojnë të çojnë zgjedhjet drejt një bojkoti…ka informacione se afro 70 % e shqiptarëve do bojkotojnë zgjedhjet e 21 qershorit vetëm e vetëm që vota e tyre të mos manipulohet…”,- deklaroi Spahiu.

Duke folur për pozicionimin e forcës së tij politike në këto zgjedhje, Spahiu tha se do të pranojë të bëjë koalicion vetëm me atë forcë të madhe politike që do pranojë 10 kushtet dhe propozimet e AK-së.

“unë jam i gatshëm tja them, zoti Basha, bashkë na bashkon vetëm revolucioni dhe jo koalicioni…bojkotoni Kuvendin e inkriminuar, zgjedhjet e 21 qershorit, këto janë rrugët e revolucionit, jo me deputet që ju dhimset rroga dhe kur shkojnë në Kuvend, kanë frikë të flasin, nuk ndodh as debat, as pazar…jemi te hapur për të deklaruar se kush forcë politke pranon votën e emigrantëve, ndryshimin e hartës elektorale, arrestimin e 29 deptuetëve që janë në kërkim nga agjencitë e huaja, realizimin e reformës elektorale, transparence të financimit të partive politike… ne do ishim të gatshëm për të bërë koalicion….nëse PD-PS refuzojnë 10 kërkesat tona, përjashtojmë cdo lloj koalicioni, përndryshe popull shqiptar, bojkotoni”,- apeloi Spahiu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura