Një 63-vjeçar është shoqëruar në polici nga specialistët e komisariatit nr.2 në Tiranë.
Dyshohet se shtetasi me iniciale P.F, ka kryer vepra të turpshme në prezencë të një shtetaseje të mitur, fqinja e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin P. F., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, në prezencë të një shtetaseje të mitur (fqinja e tij,” njofton policia.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al