Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesën e Shullazit për ndryshimin e trupës gjykuese

Sep 19, 2017 | 14:41
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Gjykata e Krimeve të Rënda vendos të zhvillojë procesin e gjyqit të Emiljano Shullazit me 5 anëtarë, duke rrëzuar kështu këkesën e avokatëve për trupin gjykues me 3 gjyqtarë.

Shullazi kërkon ‘shpëtim’ tek reforma në drejtësi, ja çfarë kërkon avokati

Emiljano Shullazi kërkon të gjejë shpëtim tek reforma në drejtësi. Duket e çuditshme por avokati i tij Vladimir Meçi kërkoi sot ndryshimin e trupit gjykues sipas Kodit të ri të Procedurës Penale.

Kodi i ri parashikon që trupi gjykues të funksionojë me tre anëtarë por aktualisht trupa gjykuese funksionon me 5 anëtarë. Pas kërkesës së avokatit, trupi gjykues është tërhequr për vendim.

shullazi-seance

Emiljano Shullazi akuzohet për disa vepra penale si “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kanosje për shkak të detyrës”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Në seancën e kaluar të 12 shtatorit, Besnik Musai, shoferi personal dhe njeriu më i besuar i biznesmenit Ylvi Beqja si dhe dëshmitari i dytë i marrë në mbrojtje nga shteti, i shoqëruar nga forcat speciale dha dëshminë e tij në Gjykatën për Krime të Rënda, dhe ngriti gishtin e akuzës ndaj të pandehurve, duke rënduar edhe më shumë pozitën e tyre përballë drejtësisë.

Ai tregoi përpara kolegjit penal, momentin kur Shullazi kërcënoi me armë biznesmenin pas një debate të ashpër mes tyre që lidhej me pronësinë e ish-hotel “Vollgës”. bw

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura