Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë ditën e sotme drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në Samitin për 75 vjetorin e NATO-s, të thirrur nga presidenti amerikan Joe Biden.
Kreu i qeverisë është nisur drejt Rinasit sapo ka mbaruar mbledhja e Kryesisë, ku u morën vendimet për zyrtarizimin e kandidatit të PS, Vangjel Tavo, për zgjedhjet në Himarë dhe shtyrjes së mbledhjes së Kongresit Zgjedhor për në 27 korrik.
Takimi i nivelit të lartë të aleatëve të NATO-s do të mbahet prej datës 9 deri më 11 korrik.
Perspektiva e rikthimit në pushtet, të Donald Trumpit, kritikut më të madh të aleancës ushtarake, do të dominojë diskutimet në mesin e aleatëve.
Joe Biden, i cili ai doli të tërheqë aleatët në një rrjet global për të ndihmuar Ukrainën të luftojë agresionin rus, e ka quajtur aleancën, më të unifikuar se kurrë ndonjëherë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al