Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se janë hapur aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike.
Aplikuesit duhet të jenë të rinj të moshës 21 deri në 26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor.
Ata duhet të bëhen pjesë e thirrjes deri më datën 15 gusht 2024.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me lajmin e mirë se hapen aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike, për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor, dhe ku secili i interesuar mund të bëhet pjesë e thirrjes deri më 15 gusht 2024, duke aplikuar në linkun https://praktika.riniafemijet.gov.al, ju uroj një ditë të bukur🙏”, shkruan Rama.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al