“Kryetari i bashkisë Himarë duhej të zgjidhej nga koalicioni fitues”- Ish-deputeti i PBDNJ: Nuk ka prova që justifikojnë masën ndaj Fredi Belerit

Apr 1, 2024 | 21:29
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PBDNJ-së Thoma Miço thotë se kryetari i bashkisë së Himarës pas dorëheqjes së Jorgo Goros, duhej të zgjidhej nga  koalicioni fitues.

mico

I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai deklaroi se kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri ndodhet padrejtësisht në burg.

Ai theksoi se nuk ka prova që justifikojnë masën e arrestit në burg për Fredi Belerin.

“Ishte brenda pritshmërive që të zgjidhet një kryetar/e siç u zgjodh Blerina Bala. Unë mendoj se duhej të zgjidhej nga këshilltarët e koalicionit fitues. Zonja Bala është e pavotuar, është emëruar nga Goro. Duhej të zgjidhej kryetar një person nga lista e koalicionit fitues. Nuk ka prova që justifikojnë masën ndaj Belerit.

Drejtësia ka ceduar deri tani, por jam besimplotë që drejtësia në fund do të thotë fjalën e vet. Ligji e përmban zgjidhjen për zgjedhjen e Balës, por mendoj se duhej zgjedhur një person nga koalicioni fitues”, deklaroi Miço.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura