“Kujt i dorëzohesh ti?”- Rovena Dilo rrëfen momentin e sikletshëm kur një burrë i shkoi në lokal dhe i kërkoi llogari

Jun 12, 2021 | 9:59
SHPËRNDAJE

Rovena Dilo ka folur së fundmi për karrierën e saj të gjatë muzikore dhe për momentet e e ndryshme që ka përjetuar me fansat.

rovena dilo (7)

E ftuar tek “Rudina” këngëtarja tha se i quan “budallallëqe” disa prej tyre.

rovena dilo (1)

Duhet të dish që njeriu ka vlerë vetëm sepse është me të tjerët dhe është si të tjerët. Ti asnjë gjë nuk je, pavarësisht se del në një ekran, unë bëj punën time atje. A e bëj mirë apo keq, kjo është gjë tjetër pastaj.

rovena dilo (11)

Pra, nëse një njeri të adhuron maksimalisht, ai e ka për efektin e famës, sepse të shikon diku ku nuk të prek dot. Kam qenë me këmbë në tokë, edhe kur kam dëgjuar budallallëqe pafund, e kam parë si një çudi që është e shkëputur nga Rovena, nuk është Rovena që ka lidhje me to.

rovena dilo (10)

Për shembull, kanë ardhur shumë njerëz në lokal që sillnin fotografitë e tyre, ‘ne të adhurojmë, na adhuro dhe ti, të duam’. Një herë, kur nxora këngën dhe albumin “Ante”, më vinte një person, ishte burrë i rritur dhe një moment më tha ‘kam shumë ditë që kam ardhur dhe ti më ke parë’.

rovena dilo (9)

Unë e kisha parë se më ulej atje dhe më tha ‘si mund të thuash që dorëzohem? Kujt i dorëzohesh ti?’, më kërkoi llogari. Ai e kishte menduar shumë gabim që unë kisha thënë një titull dorëzohem. E kishte shkëputur nga konteksti im dhe e kishte marrë në kontekstin e vet”,- rrëfeu artistja.

Situatat me fansat, siç tregoi Rovena, janë të pafundme, por ka dhe nga ata njerëz që i shkruajnë se pasi dëgjojnë këngët e saj, ndiejnë shumë emocione.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura