Kukësi gjen ndihmësin e trajnerit Pakult, prezantohet djali i të ndjerit Medin Zhega

Feb 27, 2018 | 11:28
SHPËRNDAJE

Kukësi më në fund i ka gjetur ndihmësin trajnerit e Peter Pakult. Ai është një emër i njohur në ambientin sportiv shqiptar, djali i ish-trajnerit të ndjerë të Kombëtares Shqiptare, Medin Zhegës, Kreshnik Zhega. Kreshniku ka qenë luajtur si mesfushor i ekipit të Besëlidhjes dhe Teutës në Shqipëri e më pas karriera e tij vijoi në Gjermani dhe Austri. Sapo trajnerit Pakult i është propozuar emri i Zhegës, ai ka hulumtuar dhe ka pranuar si ndihmësin e tij.

Kukesi

Zv.trajneri është prezantuar dje nga drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, para futbollistëve. Zhega e njeh mirë gjuhën gjermane e do kryejë dhe rolin e përkthyesit të Pakultit përveç atë të ndihmës trajnerit. Më parë, drejtuesit e Kukësit i bënë ofertë Gërxhaliut, ish-futbollistit të Kombëtares austriake dhe Tiranës, por ky i fundit nuk pranoi.

28277111_1371628269649183_2152499045902288619_n

Ishte shumë e vështirë të gjendej një njeri i sportit me licencë dhe të ishte njohës i gjuhës gjermane, por më në fund Zhega ka qenë opsioni i duhur. Krahas Zhegës, Pakult ka dhe ndihmëstrajnerin shqiptar, ishkapitenin Rrahman Hallacin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura