Kultivim dhe shitje kanabisi, GJKKO dënon 12 të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim në kuadër të operacionit anti-drogë të SPAK (EMRAT)

Jul 1, 2024 | 18:29
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme ka dënuar 12 persona të arrestuar dhe të shpallur në kuadër të një operacioni anti-drogë të zhvilluar një vit më parë me urdhër të SPAK.

gjkko-spak

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi, në seancën e zhvilluar e rregullat e gjykimit të shkurtuar ka dënuar;

  1. Bujar Fadil Sefa (alias Xaka), me 10 vite burg.
  2. Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, me 8 vite burg.
  3. Skënder Halim Velja, me 8 vite e 8 muaj burg.
  4. Agron Rap Asllanaj, me 6 vite e 8 muaj burg.
  5. Armand Hamit Dërvishi, me 6 vite e 8 muaj burg.
  6. Saba Hasan Shehi, me 6 vite e 8 muaj burg.
  7. Asim Xhaferr Pulaci, me 6 vite e 8 muaj burg.
  8. Edison Ilir Xaka, me 6 vite e 8 muaj burg.
  9. Xhemal Skënder Zogu,me 6 vite e 8 muaj burg.
  10. Shkëlqim Vesel Ismaili, me 6 vite e 8 muaj burg.
  11. Ahmet Hasan Pulaci, me 2 vite burg.
  12. Vait Selman Taka, lirim të menjëhershëm nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

 

Njoftimi i GJKKO:

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Bujar SEFA (alias XAKA), Lavdërim (alias Lulzim) ALIMANI, Skënder VELJA, Agron ASLLANAJ, Armand DËRVISHI, Saba SHEHI, Vaid TAKA, Asim PULACI, Edison XAKA, Xhemal ZOGU, Shkëlqim ISMAILI, Ahmet PULACI.
  2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 42, datë 01.07.2024 vendosi:
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Fadil Sefa (alias Xaka) për kryerjen e veprës penale të “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 284 paragrafi 1, dhe në lidhje e nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Fadil Sefa (alias Xaka) për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Fadil Sefa (alias Xaka) për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
  6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Fadil Sefa (alias Xaka) për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  7. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Bujar Fadil Sefa (alias Xaka), dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
  8. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bujar Fadil Sefa (alias Xaka), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  9. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Bujar Fadil Sefa (alias Xaka) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, për kryerjen e veprës penale të “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 284 paragrafi 1, dhe në lidhje e nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.
  11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet
  12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet
  13. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet
  14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet
  15. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  16. Deklarimin fajtor të të pandehurit Skënder Halim Velja, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet
  17. Deklarimin fajtor të të pandehurit Skënder Halim Velja, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, dënimin e tij me 5 (pesë) vjet
  18. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Skënder Halim Velja, dënohet me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet
  19. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Skënder Halim Velja, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj
  20. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Skënder Halim Velja, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  21. Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Rap Asllanaj, për kryerjen e veprës penale të për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet
  22. Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Rap Asllanaj, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet
  23. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Agron Rap Asllanaj, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet
  24. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Agron Rap Asllanaj, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj
  25. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Agron Rap Asllanaj, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  26. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armand Hamit Dërvishi, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet
  27. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armand Hamit Dërvishi, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  28. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Armand Hamit Dërvishi, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
  29. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Armand Hamit Dërvishi, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
  30. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Armand Hamit Dërvishi, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  31. Deklarimin fajtor të të pandehurit Saba Hasan Shehi, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet
  32. Deklarimin fajtor të të pandehurit Saba Hasan Shehi, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  33. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Saba Hasan Shehi, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
  34. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Saba Hasan Shehi, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
  35. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Saba Hasan Shehi, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  36. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Vait Selman Taka për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga nenet 283/1 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
  37. Në aplikim të neneve 261 pika 1, gërma “a” dhe 389 të K.Pr.Penale urdhërohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg, caktuar ndaj të pandehurit Vait Selman Taka me vendimin Nr. 47 datë 23.05.2023 Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  38. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Vait Selman Taka, nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
  39. Deklarimin fajtor të të pandehurit Asim Xhaferr Pulaci, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet
  40. Deklarimin fajtor të të pandehurit Asim Xhaferr Pulaci, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  41. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Asim Xhaferr Pulaci, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
  42. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Asim Xhaferr Pulaci, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vejt e 8 (tetë) muaj burgim.
  43. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Asim Xhaferr Pulaci, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  44. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edison Ilir Xaka, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet
  45. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edison Ilir Xaka, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  46. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Edison Ilir Xaka, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
  47. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Edison Ilir Xaka, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vejt e 8 (tetë) muaj burgim.
  48. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Edison Ilir Xaka, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  49. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhemal Skënder Zogu, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet
  50. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhemal Skënder Zogu, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet
  51. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Xhemal Skënder Zogu, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
  52. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Xhemal Skënder Zogu, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
  53. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Xhemal Skënder Zogu, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  54. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlqim Vesel Ismaili, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet
  55. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlqim Vesel Ismaili, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet
  56. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Shkëlqim Vesel Ismaili, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
  57. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Shkëlqim Vesel Ismaili, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
  58. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Shkëlqim Vesel Ismaili, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  59. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ahmet Hasan Pulaci, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  60. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ahmet Hasan Pulaci, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet
  61. Vuajta e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Ahmet Hasan Pulaci, në një burg të sigurisë së zakonshme.
  62. Në lidhje me provat materiale.******
  63. Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurve që u shpallën fajtor në mënyrë solidare.
  64. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 01.07.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura