“Kur do të bëhesh nënë?”- Armina Mevlani shuan kureshtjen e të gjithëve njëherë e mirë

Jul 25, 2024 | 12:16
SHPËRNDAJE

Blogerja e njohur Armina Mevlani prej dy vitesh ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë me djalin e ish-kryeministit Sali Berisha, Shkelzen Berishën.

Mirëpo dyshja akoma nuk kanë sjellë në jetë fëmijë. Në një bisedë me ndjekësit në profilin e saj Instagram, për Arminën nuk mungoi pyetja se kur do të bëhet nënë.

Blogerja eshte shprehur se: “Për momentin po shijoj jetën. Ta shohim. Më bëhet shpesh kjo pyetje, por kur të jetë e shkruar. Nuk kam asnjë presion, ndihem shumë e lumutur kështu. Kam edhe pak kohë”..

Kujtojmë që për Arminën, Shkelzeni ka qënë lidhja e pare publike, këtë e ka pohuar vetë ajo në një intervistë për “Goca dhe Gra”.

“Unë isha një vajzë naive ku adhuroja të rrija vetëm me shoqërinë time ku s’kisha pasur eksperienca lidhjesh më përpara… serioze,” ësht shprehur blogerja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura