Kurora e malit prej një jave në flakë, pamjet me dron në Bogë! Ushtarakët me lopata në krahë nisen të shuajnë zjarrin, mungon ndërhyrja nga ajri (VIDEO)

Jul 26, 2022 | 9:59
SHPËRNDAJE

Prej një javë pyjet në zonën malore të Bogës në Malësinë e Madhe janë përfshirë nga flakët. Panorama.al mëson se dëmi që po shkaktohet në këto pyje shekullore sa i përket mjedisit është i madh.

Ndërkohë përveç dëmit mjedisor një shqetësim i madh zjarret janë edhe për bujtinat në Bogë dhe në Qafë-Thore, zona që të çon drejt Thethit.

Tymi i zjarreve po shqetëson turistët e huaj dhe pushuesit vendas që kanë zgjedhur të kalojnë këto ditë të në Bogë dhe Qafë Thore.

Në këtë mënyrë, sipas burimeve, shumë prej këtyre turistëve për shkak të tymit që depërton në dhomat ku pushojnë janë detyruar që të largohen nga Boga dhe Qafa e Thores.

Edhe pse është kërkuar, deri më tani nuk ka patur ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve. Forcat zjarrëfikëse po vijojnë operacionit për shuarjen e flakëve, ku ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit.

Per lokalizimin dhe shuarjen e  zjarrit janë në operacion 30 forca të Repartit Ushtarak, Vau i Dejës, 7 forca te MZSH, 10 forca nga Drejtoria Pyjore dhe 6 nga Azdm Shkodër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura