GAZETASHQIPTARE/ Asnjë surprizë në Durrës. Qyteti bregdetar ka konfirmuar sot Emiriana Sakon, si kryetaren e Bashkisë, e cila vijon kështu mandatin e saj parë zyrtar në krye të këtij institucioni. Në fund të muajit shkurt të vitit 2020, drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Punëve Publike në Bashkinë e Durrësit, Emiriana Sako u zgjodh nënkryetare.
Që pas tërmetit të 26 nëntorit dhe dorëheqjes së ish-kryebashkiakes Valbona Sako dhe ish-nënkryetares Etleva Kondi, bashkia e qytetit bregdetar mbeti vetëm me dy nënkryetarë (Florian Tahiri dhe Arbër Braho), ndërsa Zhuljen Varfaj u votua në Këshillin Bashkiak kryetar në detyrë, deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale të parakohshme në Durrës.
Në të gjitha vizitat që Kryeministri Edi Rama ka bërë në Durrës, dy muajt e fundit, për të inspektuar punimet që po realizohen në objektet që i janë nënshtruar riparimit të dëmeve që la pas tërmeti shkatërrimtar, Emiriana Sako është shfaqur gjithnjë në krah të kryetarit në detyrë Zhuljen Varfaj.
Që prej asaj kohe, në media u aludua se, përveçse është zgjedhur nënkryetare bashkie, Sako është duke u projektuar si kryetarja e ardhshme në detyrë, gjë e cila u konkretizua vetëm pak muaj më vonë, më saktë në muajin mars, kur ajo u emërua si kryetare e komanduar e Bashkisë së Durrësit.
LAJMIN E PLOTE E LEXONI NE GAZETASHQIPTARE.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al