Kush është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare!

Dec 14, 2011 | 17:55
SHPËRNDAJE

TIRANE- Vetëm pak orë pasi Federata Shqiptare e Futbollit konfirmoi zyrtarisht se Gianni De Biasi do të jetë drejtuesi i ri teknik i kombëtares shqiptare, vjen konfirmimi edhe në sajtin zyrtar të de Biasit.

Ai shkruan se pas takimit të suksesshëm të mbajtur në Milano ditëve të fundit me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit shqiptar, me praninë e kreut Armando Duka, Gianni De Biasi ka pranuar postin e  trajnerit të Kombëtares Shqiptare për periudhën e kualifikueseve për Kampionatin Botëror, Brazil 2014.

Ndërkaq në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, thuhet se Gianni De Biasi eshte zyrtarizuar sot si trajneri i Kombëtares se Shqiperise.

Kuqezinjte do te drejtohen nga tekniku i njohur italian gjate gjithe edicionit Eliminator te Boterorit Brazil 2014.

Kontrata e De Biasit do të zgjasë deri më 2013, ndërsa nuk janë dhënë detaje lidhur me shumën financiare që do të përfitojë trajneri i ri.

De Biasi pritet që në fillim të javës të mbërrijë në Shqipëri për tu prezantuar me tifozërinë shqiptare.

Pasaporta

EMRI: Giovanni

MBIEMRI: De Biasi

Datëlindja: 16-06-1956

Profesioni: Trajner

Karriera si futbollist

Vitet Skuadra Seria Paraqitje Gola
1974/75 Treviso D 25 5
1975/76 Inter A
1976/77 Inter A
Tet.1976 Reggiana C1 24
1977/78 Pescara A 24
1978/79 Brescia B 33 3
1979/80 Brescia B 37 4
1980/81 Brescia A 28 2
1981/82 Brescia B 33 2
1982/83 Brescia B 30 2
1983/84 Palermo B 37 5
1984/85 Palermo B 32 1
1985/86 Palermo B 36 1
1986/87 Vicenza B 19
1987/88 Treviso C2 21 2
1988/89 Treviso C2 30 1
1989/90 Bassano D

 

Karriera si trajner

Vitet Skuadra Seria
1992/93 Pro Vasto C2
1993/94 Carpi C1
1994/95 Carpi C1
1995/96 Carpi C1
1996/97 Cosenza B
1997/98 Spal C2
1998/99 Spal C1
Nën.1999 Modena C1
2000/01 Modena C1
2001/02 Modena B
2002/03 Modena A
2003/04 Brescia A
2004/05 Brescia A
2005/06 Torino B
2006/07 Torino A
Tet.2007 Levante A
Apr.2008 Torino A
2008/09 Torino A
Dhje.2009 Udinese A

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura