Kush është Xhuliano Halili që m*sakroi Alfons Doçin në burg! Autori i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e shqiptarit dhe djalit të tij 3-vjeçar! Krimi u porosit nga mafioz grek

Jun 27, 2024 | 8:07
SHPËRNDAJE

Përleshja e përgjakshme mes shqiptarëve në burgun e Korydallos mesditën e djeshme (26 Qershor) përfundoi me një të vdekur dhe një të plagosur.

xhuliano halili alfons doci

Ngjarja ndodhi në Repartin e 4-të të burgut, ku qëndrojnë të burgosurit kryesisht të dënuar për vrasje. Mosmarrëveshja mes të burgosurve shqiptarë ishte për nxehtësinë dhe temperaturën e kondicionerit.

Kur zyrtarët e burgut u thanë të futeshin në qelitë e tyre, disa refuzuan dhe filloi tensioni mes të dënuarve. Më pas njëri prej tyre, Xhuljano Halili i dënuar me burgim të përjetshëm, ka marrë një thikë të improvizuar dhe ka vrarë 35-vjeçarin Alfons Doçi, ndërsa plagosi edhe një 45-vjeçar kosovar.

Autori duket se është identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe ka pranuar aktin e tij. Në nëntor 2011, Xhuljano Halili u dënua për vrasjen e një shqiptari 35-vjeçar dhe djalit të tij 3 vjeçar në Kalamata.

Vrasja e Filip (Fillim Mesaja) dhe djalit te vogel, Oligert, qe e therrinin Kerry, me 29 nëntor 2011 bëri bujë në Greqi dhe ishte porositur nga rivali grek i viktimës Vasilis Varelas për çështje droge.

Në fakt, atëherë krimineli mizor fillimisht e kishte vrarë vogëlushin, para syve të të atit dhe më pas e kishte ekzekutuar edhe atë.

Ndërsa viktima Alfons Doçi, i cili gjithashtu njihej si i pamëshirshëm, është dënuar për dy grabitje me vrasje. Viktima e parë ishte një biznesmen, i cili u gjet me një plumb në kokë në Elefsinë dhe në grabitjen e dytë qëlloi një të moshuar me armë në kokë.

Në vitin 2018, viktima dhe autori u arratisën së bashku gjatë transferimit të tyre, por u kapën përsëri. I plagosuri nga Kosova ishte dënuar për një rast droge.

vrasja
Filip (Fillim Mesaja) dhe djalit i tij, Oligert

Arratisja nga burgu

Mbremjen e 10 majit 2018 u arratisur nga 4 te burgosur shqiptare nga Porti i Pireut.

Ngjarja ndodhi ne oren 20:00 me oren greke, ku 11 te burgosur po transferoheshin me auto-burg nga Athina ne Krete, por gjate momentit te nisjes se tragetit per ne Hania, 4 te burgosur shqiptare arritën te hapin prangat dhe ikën me vrap nga porti.

Alfons Doçi, Robert Xhimaj, Xhuliano Halili dhe Petris Luçi ishin shqiptarët e arratisur dhe dënuarit do të dërgoheshin në burgun Alikarnaso në Hania.

Dy shqiptarët e arratisur, Alfons Doçi dhe Xhuliano Halili nga u gjetën nga forcat e policisë në një apartament në lagjen Nea Filadelfia të Athinës dy ditë më pas.

CNN grek bëri publike edhe pamjet e shtëpisë në të cilën u fshehën Xhuliano Halili dhe Alfons Doçi.1526225207_spiti

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura